Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkuar këtë mesditën në selinë e Partisë Demokratike. Berisha ka zhvilluar një takim 1-orësh me kreun e PD, Lulzim Basha.

Takimi i Berishës me Bashën vjen vetëm një ditë pas zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, në të cilat mori pjesë vetëm Partia Socialiste.

Ndërkohë që KQZ vijon ende numërimin e votave, në pjesën më të madhe të bashkive është shpallur rezultati përfundimtar, në të cilat është shpallur fituese PS.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb