TIRANË

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë tha se tek Partia Socialiste ka dy kategori deputetësh.

Sipas Berishës, brenda partisë së drejtuar nga Edi Rama ka bos të krimit dhe shtylla të krimit, por edhe  një kategori tjetër të cilën e cilëson si “skllevër të krimit”. Teksa replikoi me deputetin Ulsi Manja, Berisha e quajti atë si skllav të krimit të organizuar.

“Ulsi, fjalimin ta ka bërë Ymer Lala, të kapi për zverku e të nxori nga gara e PS në Dibër, edhe ato interceptime që mund të jenë për ty janë të skllavit, disa janë bosët e krimit, të tjerë jeni skllevër të krimit, më ngjave si Edmond Bego mbrëmë në telefon. Disa jeni bos të krimit, disa skllevër të krimit. Ty Ulsi je skllav i krimit. Gjithçka që the ti për Venecian nuk qëndrojnë. Secili prej jush jeni o skllevër të krimit, ose jeni shtylla të krimit.Ndaj sot jeni lëshuar dhe keni ikur”, tha ai.

Blerina Gjylameti reagoi ndaj ish-kryeministrit ‘Frika që ke sot të duket në cdo moment kur flet, në çdo fjalë, një gojë e ligë, që e ka mbytur këtë vend. Je fatkeqësia e këtij vendit.

Sot duhet të reflektoje dhe të thoje që ke bërë gabime. Reforma në Drejtësi do të sekuestrojë pasurisë që ke vendosur ti ata që kanë qenë krah teje”. Ndërkohë që edhe Ulsi Manja iu përgjigj Spahos dhe Berishës. “Kur kryetari i grupit të opozitës përmend ushkurët, ky është fundi i opozitës së vendit. Zoti Berisha, unë mund të të ngjaj me këdo, por në xhaketën e Ulsi Manjës as ka pasur dhe as ka për të pasur njolla gjaku të njerëzve të pafajshëm të këtij vendi”.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb