Lideri i opozitës, Sali Berisha, në fund të fjalës së tij mbajtur në Lushnjë, në prezantimin e kandidatëve për deputetë të qarkut të Lushnjës, deklaroi se rikthimi i tij në politikë nuk ka lidhje me interesat personale të tij, por për t’i dhënë vendit një opozitë që po shkatërrohej.

Sali Berisha: Vij para jush e ju them se, në këtë rikthim timin kam patur 0 ambicie personale, jo në këtë vjeshtë timen, interesat e mia janë krejt tjera.

U ktheva, sepse e pashë që kërkonin një Shqipëri pa opozitë, por Shqipëria pa opozitë ishte si ai lisi i thatë që pret shtrëngatën e parë për tu rrëzuar.

E pashë që Edi Rama kërkonte një Shqipëri pa opozitë,  nuk ka motiv më të madh se të luftosh për një Shqipëri madhështore, të bësh gjithçka tu kthesh paratë shqiptatëve me rroga pensione e shërbime.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb