TROPOJE– Ish-kryeministri Sali Berisha në përurimin e shtatores së heroit demokracisë Azem Hajdari në Tropojë, e cilësoi këtë të fundit yllin polar të shqiptarëve. Teksa ngriti lart figurën dhe kontributin e Hajdarit, Berisha nuk nguroi të sulmonte qeverinë ‘Rama’.

Ai foli për faktin se një ‘vello e zezë’ ka ‘pushtuar’ Shqipërinë, ku sipas tij shkak është ‘vello e narkotikëve’.


“Azem Hajdari do shkallmonte dyert e mbyllura për dinjitetin e shqiptarëve. Shqiptarët të ngrihen fuqishëm si njerëz të lirë, me besime të mëdha, tek vetja, Zoti dhe Shqipëria. Azem Hajdari jeton dhe do jetojë, në ëndrrën më të bukur të çdo qytetari. Një vello zezë ka mbuluar Shqipërinë, që është vëlla e narkotikëve që bënë shqiptarët që mos të marrin dot vendimet e tyre dhe bënë votën e shqiptarëve që mos të marrin në dorë fatin e tyre. Por sot jemi këtu më të vendosur se kurrë, të frymëzuar nga Azem Hajdari për t’u luftuar nga kjo e keqe”, tha Berisha.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb