TIRANE- Pas deklaratës që bëri dje në mbledhjen e grupit të PD-së se ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj duhej arrestuar pas ekstradimit të financierit të ‘Habiljave’ Nazer Seiti, ish-kryeministri Sali Berisha nuk ndalet me akuzat.

Përmes një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Berisha ka publikuar një dokument që sipas tij dëshmon se ministrja Gjonaj duhet arrestuar, pasi ka shkelur ligjin mbi proceduren e ekstradimit te Seitit.

“Nëpërmjet zëdhënëses se tij Etilda, e cila firmosi me urgjence largimin nga Shqiperia te financierit te bandës Tahiri -Habilaj, pasi u mor vesh se kryeprokurori Rama nuk kishte pyetur njeri, ai mashtroi perseri qytetaret duke genjyer pa u skuqur dhe pa u zverdhur se e ekstradoi Nezar Seitin”, shkruan Berisha, bazuar tek dëshmia e një punonjësi dixhital nga Ministria e Drejtësisë.

REAGIMI I BERISHËS
Ja dokumenti që dëshmon se ndrikull Etilda duhet arrestuar!
Te dashur miq, kryeprokurori Edvin Kristaq Rama, me urdher te Saimir Trafikut urdheroi zedhenesen e tij Etilda Gjoni:
-1 Te nderprese menjehere hetimin per trafik droge dhe te ekstradoje me urgjence ne Itali Nezar Seitin, financieri i lumit te parave te droges te bandes Habilaj-Saimir Trafiku, duket sepse ai po jepte shenjat e te penduarit dhe te bashkepunimit me drejtesine.
-2 Te mashtroje pa pike turpi qytetaret shqiptare se ekstradimi, pra nderprerja e hetimit ishte bere ne përputhje të plotë me procedurat ligjore pra me miratimin e prokurorisë së Përgjithshmë, prokurorisë së Tiranës, Prokurorisë së Vlorës dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda etj.
Ne te vertete, me ekstradimin e tij me urdher te Saimir Trafikut, kryeprokurori Edvin Kristaq Rama nuk pyeti asnjeri. Natyrisht ne funksionin e tij nuk ka nevoje te pyesi pasi tani ai i konsideron te gjithe prokuroret dordolece ne duart e tij.
Nepermejt zedheneses se tij Etilda, e cila firmosi me urgjence largimin nga Shqiperia te financierit te bandes Tahiri -Habilaj, pasi u mor vesh se kryeprokurori Rama nuk kishte pyetur njeri, ai mashtroi perseri qytetaret duke genjyer pa u skuqur dhe pa u zverdhur se e ekstradoi Nezar Seitin sepse:
– Nuk e kishte ne dosje dokumentin e arrestimit te tij per droge, dhe justifikimi i tij kulmoi kur ajo iu tha shqiptareve se
– e ekstradoi se do te na sulmonte opozita po te mos e ekstradonim dhe se
-e ekstradoi se donte te ishte korrekt me palen italiane!
Ne çdo vend te botes perveçse ne narkoshtetin e Norieges, askush nuk mund te nderprese hetimin pervec prokurorit. Ne narkoshtetin e Norieges hetimin e nderpret kryeprokurori Edvin Kristaq Rama duke urdheruar zedhenesen e tij Etilda Gjoni te firmosi nje akt te tille kriminal per te shpetuar lekuren e vet nga dosjet qe ia tund çdo dite Saimir Tahiri!
Me kete akt antikushtetues, me te rende se sa vete bllokimi i drejtesise ne rastin Tahiri, Edvin Kristaq Rama do te mbylle perfundimisht dosjet e tij dhe te Tahirit.
I bej thirrje shqiptareve te ngrihen ne nje revolte te pergjithshme per permbysjen e Norieges dhe narkoshtetit te tij!
Ketu me poshte keni mesazhin e nepunesit dixhital dhe dokumentin e dosjes se zedheneses se Edi Rames qe deshmon se Nezar Seiti ishte person nden hetim. sb
Zyrtari dixhital i ministrise se Drejtseise shkruan:
“Ministrja e Drejtesise,Drejtori i pergjithshem i burgjeve dhe Drejtori i 313 si dhe shefi i Komisaritit te Rinasit duhet te Arrestohen sipas ligjit.
Ministria ja fut kot Kur thote skisha informacion burgu i ka 3 vendimet aty ne kartele te arrestuarit.Masen e sig e kane ba te paret Kr.Renda dhe ka 3 vendime deri ne gjyk te larte Kur pergatitet ekstradimi IEVP con kopje ne DPB,DPB ja con Ministrise.Drejtoria qe mbulon ekstradimin ben gati urdherin Drejtoria juridike ne DPB pergatit urdherin e drejtorit pergj burgjeve ne 5 kopje.1. Tek IEVP (burgu) 2. Toges shoqerimit qe do e coje rinas 3. Prokurorise qe ka leshuar urdherin e ndalimit 4. Ministrise 5. Kopje ne protokoll Cdo i ndaluar ka kartele personale ne burg.Urdheri i ndalimit Pra e ka pas Etilda Para se te perpilonte urdhrin Pse depozit prane min se drejtesise urdheri i ndalimit ?Dosja komplet Pra nk ka mundesi si nk e dinte ministria as kur e beri urdherin e as prokuroria qe nk eshte njoftuar.Keto jane vepra penale Jane shperdorim detyre e pengim hetimi I paraburgosuri as IEVP nk ndryshon dot pa leje prokurori Jo me te iki komplet jashte Kete e di jurist dhe drejtori IEVP plus ate e kane marre m nxitim m tha polici kollones As rrobat si morri.Prandja e para duhet arrestuar ministria e drejtesise per krimin e saja.Une po ju nise procesverbalin qe esht i dosjes se vetë ministres ju lutem botojeni me respekt….”
dokuemnti
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb