TIRANË

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video, përmes së cilës tregon se fenomeni i azilkërkuesve shqiptarë në Francë është në rritje, ndërsa thotë se vetëm gjatë 2019 kjo shifër është rritur me 19 për qind.

Me një status në “Facebook”, ish-lideri historik  i Partisë Demokratike, shifrat e publikuara mbi azilkërkuesit thotë se i bazon tek deklarata e ish-ministres së Francës,Valérie Precresse,  e cila ka theksuar se vendi ynë kryeson në raport me vendet e tjera.

Postimi i Berishës:

Shqiperia ne France ne krye te kerkesave per azil politik! Ish ministrja e Frances, Valérie Precresse deklaron se ne kerkesat per azil politik ne France ne vitin 2018 shqiptaret zene vendin e pare nderkohe qe Shqiperia eshte nje vend europian qe kerkon te hyje ne BE. ps: Kerkesat per azil politik ne France kete vit jane rritur me 19%.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: