TIRANË

Ish-kryeministri Sali Berisha në një prononcim për mediat nga selia e Partisë Demokratike tha se misioni i OSBE/ODIHR tregoi qartë se zgjedhjet e 30 qershorit ishin antikushtetuese.

“Misioni ODIHR me qartësi të plotë ligjore deklaroi se këto zgjedhje janë antikushtetuese në Shqipëri. Misioni deklaroi se dekreti i presidentit është në fuqi, dhe ai mund të sfidohet jo nga narkokomisionerët e PS në KQZ dhe jo nga narkogjykatësit. OSBE/ODIHR deklaroi se dekreti mund të gjykohet vetëm nga Gjykata Kushtetuese”-tha Berisha.

Sipas Berishës, misioni i OSBE/ODIHR e tha qartë se dekreti i presidenti të Republikës është ne fuqi dhe interpretimin nuk e bën dot Kolegji Zgjedhor, por vetëm Gjykata Kushtetuese.

“Dekreti i Metës është në fuqi dhe ai mund të sfidohet vetëm në Gjykatën Kushtetuese. Në këtë deklaratë ata shpallën zgjedhjet antikushtetuese”-shtoi Berisha.

Më tej, Berisha shton faktin se OSBE/ODIHR  iu tha qartë shqiptarëve se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve braktisi ligjin dhe çdo gjë e interpretoi në mënyrë kreative.

“Ata deklaruan se dekreti i presidentit Ilir Meta është në fuqi. Se ai mund të sfidohet vetëm në Gjykatën Kushtetuese. Në këtë deklaratë ata shpallën zgjedhjet antikushtetuese kurse ata të cilët u përpoqën të justifikohen e të zgjedhin kolegjin nën satrën e vettingut për t’u gjykuar, atyre le t’u mbetet po të kenë ndërgjegje. U anësuan në farsën moniste elektorale. Po ky ‘think tank’ ligjor i ODIHR iu tha shqiptarëve se narkokomisioni i Denar Bibës e zbatoi ligjin në mënyrë kreative. Ua tha duke u tallur. Ndër të tjera regjistroi një parti e cila mund të ishte regjistruar vetëm po të ishte formuar 6 muaj më parë. ODIHR për mendimin tim duhet të braktiste zgjedhjet moniste.Këto janë historia komplekse. Nuk e kanë marrë vetë vendimin. S’mund t’i fajësoj por megjithatë kurajë civile mund të kishin për të thënë se nuk i vëzhgojmë këto zgjedhje”-shtoi Berisha.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb