TIRANE – Ish-Kryeministri Berisha orienton Prokurorinë që të hetojë me përparësi se kush fshihet pas atentatit ndaj Artur Çanit, gazetarit të “News 24”, pasi në dijeni e tij, ky atentat lidhet me një megaskandal në Albpetrol, në të cilin janë të përfshirë Kryeministri Rama me kushëririn e bashkëshortes së tij, si dhe deputeti Koço Kokëdhima me nipin.

Nën titullin intrigues: “Disa të dhëna të reja për atentatin ndaj Artur Çanit,” Berisha shkruan se “atentatin ndaj gazetarit investigativ, Rama dhe Tahiri e mbajtën sekret për 24 orë.”

Pas kësaj, ai jep të dhëna që i lidh me ngjarjen: “Sot mësohet se Çani kishte filluar hetimin mbi një dosje përvëluese, ku me sa duket implikohen direkt Rama dhe sivllau i tij Kokëdhima. Kjo është një dosje e Albpetrolit, disa herë më e rëndë se sa ajo e 12 milionë eurove që po heton prokuroria me denoncimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Dosja, e cila heton një vjedhje të përmasava të papara, lidhet me Koço Kokëdhimën dhe drejtorin e tij të Albpetrolit, Pukën si dhe me Edi Ramën dhe drejtorin e Drejtorisë së Marreveshjeve për Hidrokarburët – kushëri i parë i bashkëshortes së Edi Ramës – si dhe me Ermir Avdajn – nipçja i Koço Kokëdhimës, drejtor i Shitjeve të Naftës. Burimet e sigurta njoftojnë se Çanit i kanë dorëzuar dokumenta të shumta, punonjës të Albpetrolit, dhe dëshmi që faktojnë se kjo vjedhje, ndër më të mëdhatë në historinë e vendit kishte “mbikqyrje edhe nga sipër,”- përfundon Berisha.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb