Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një fjalimi në mbledhjen e grupit të PPE në Strasburg, ka theksuar se partia e tij respekton të drejtat e minoriteteve, duke veçuar së pari të drejtat e pronësisë.

Berisha ka komentuar arrestimin e Fredi Belerit, duke theksuar se ai u arrestua vetëm sepse refuzoi të bëhej kandidat i Edi Ramës dhe do të mbronte të drejtat e qytetarëve të tij në Himarë.

Sipas Berishës, arrestimi i Belerit u organizua në një mënyrë që e krahasoi me praktikat e Sigurimit të Shtetit, duke e ndaluar atë të betohej një ditë para zgjedhjeve. Ai gjithashtu theksoi se PD respekton plotësisht konventat dhe kartën europiane të të drejtave të njeriut.

Pjesë nga fjala e kreut të PD Sali Berisha në mbledhjen e grupit të PPE në Strasburg:

Për të drejtat e minoritetit, partia ime i ka respektuar dhe do i respektojë të drejtat e tyre.

Së pari, të drejtat e pronësisë.

Pse u arrestua Beleri?

Beleri refuzoi të bëhet kandidat i Edi Ramës.

Ai tha: jo, nuk jam i majtë.

Pasi refuzoi, Beleri sigurisht do mbronte të drejtat e qytetarëve të tij në Himarë.

Dhe më pas, në mënyrën më të shëmtuar, ai organizoi një kurth si dikur Sigurimi i Shtetit, dhe e arrestoi në mesnatë,një ditë përpara zgjedhjeve.

Nuk e lejuan të betohej, kur tradicionalisht edhe ata që janë dënuar, janë betuar. Por Beleri kurrë.

Kështu që ne respektojmë plotësisht konventën e të drejtave të minoritetit dhe kartën europiane të të drejtave të njeriut.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb