Kreu i PD Sali Berisha është ndalur tek zgjidhjet që do të japë Partia Demokratike, nëse fiton zgjedhjet më 2025.

Berisha tha se pensionistët dhe rrogëulëtit do të jenë të pajisur me kartën e konsumatorit. Ai shtoi se do të rikthehet TVSH-ja për të gjitha ushqimet bazë.

“Ju, duhet ta dini se, 3 pensione ju mbahen në TVSH me ushqimet, paguani për çdo kafshatë TVSH-në. Ato bëjnë 3 pensione. Ato 3 pensione, shkojnë për turistin që iu merr 4 euro. Kjo merr fund.

Pensionistët, rrogëulëtit do të kenë kartën e konsumatorit. Do t’u rikthehet një për një TVSH-ja e të gjitha ushqimeve bazë. Po.

Këtu, në Shqipëri po të shohësh thua ti: ky e paska liruar fare rrogën. Jo, mor jo. Ky ka vendos rrogat më të larta. Në të gjithë rajonin, për rroga të larta Shqipëria është njishi. Nuk ka, as në Slloveni. 100 milionë merr Dumani, 100 milionë.

Absolutisht. 50 e sa milionë merr ‘Harami’, president. Por në vendet e lira, kjo nuk ndodh kurrë. Presidenti i SHBA-ve merr 4 rrogën sa rroga mesatare të 4 punonjësve. Presidenti i Shqipërisë merr 10 rroga, sa 10 rroga mesatare. Imagjinoni, punëtori nuklear i tij. Kryeministri, sa 10 rroga mesatare. Se këto i rritën.

Për të rritur rrogat e larta, i rritën. Nuk u kujtuan për këto tjerat. Asnjë qindarkë nuk rritën, por përkundrazi, në fakt, do të harmonizohen me të tjerat. Raporti do të vendoset 1/5 dhe kurrë më i lartë.

Jo, nuk ka ashtu. Se dhe ai, zotëria i tij president që, merr dhjetëfishin, po edhe ajo që pastron aty ka 2-3 fëmijë, janë për t’u ushqyer ata, janë për të shkuar në shkollë, nuk shkohet në këtë mënyrë.

Ai tani, e kishte mendjen për të bërë një pallat të ri si Erdogani.

Ja pra, pse shkojmë ne tek qytetarët. Ne shkojmë me shumë njerëzi, me shumë respekt. Argumentojmë se ku do t’i gjejmë paratë. Se do të pyesin: ku do i gjeni paratë. Hajdutëve do ua marrim ne ato. Absolutisht, po!

Shkojmë, se keni luftuar të keqen dhe luftojmë të keqen. Shkojmë sepse, jemi shumicë sot. Pakënaqësia e kësaj qeverie sot, ka kufij vetëm qiellin. Ku t’i prekësh, vetëm hajdutë janë këta. Saqë nuk di se çfarë të denoncosh më parë. Kanë krijuar një sistem fund e krye vjedhje.

Ndaj dhe, ju uroj dhe njëherë nga zemra këtë vit të ri. Tani e thonë këta analistët se, ishte viti i opozitës, unë nuk jam dakord se, viti i opozitës është viti 2025, është viti i fitores.

Një urim shumë të përzemërt, gëzuar. Gëzuar!

Fitore, fitore, fitore!

Është radha jonë, është radha jonë!”, tha Berisha.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: