TIRANË

Pas protestës së opozitës së bashkuar në 5 qarqet e vendit, ka reaguar edhe ish-kryeministri, Sali Berisha. Me një shënim në “Facebook”,  Berisha shprehet se qindra protestues bllokuan totalisht qeverinë e kryeministrit Rama. Sipas Berishës, tubimi i sotëm i opozitës së bashkuar në 5 qarqet e vendit  ishte i jashtëzakonshëm.

“Sukses i jashtezakoneshem i protestes se qytetareve te bashkuar. Qindra mijra protestues paralizojne totalisht narkoshtetin e Edvin Kristaq Urrejtesit. Nderim qytetareve te bashkuar! Fitore!! Sb”-shkruan Berisha.

Kryedemokrati Lulzim Basha ia bëri të qartë sot nga Miloti kryeministrit Edi Rama se opozita nuk do të hyjë në zgjedhje lokale në muajin qershor.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: