TIRANË

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka përcjellë ngushëllime familjarëve, të afërmve, miqve dhe kolegëve të major Klodian Tanushit, i cili humbi jetën katër ditë pasi u plagos në kampin Adazi në Letoni teksa ishte me mision në Aleancën e Atlantikut të Veriut.


Me një postim në llogarinë e tij zyrtare në ‘Facebook’, Berisha thekson se përulet  me nderime e mirënjohje të thellë përballë sakrificës së ushtarakut të Forcave tona të Armatosura.


Postimi i plotë:

Mesazh ngushellimi!


Miq, sonte u nda nga jeta komandanti i kontigjentit shqiptar ne misionin e NATOs ne Letoni, major Klodian Tanushi. Komandant Klodian Tanushi me daten 6 maj mbeti i plagosur rende ne krye te detyres nga eksplodimi i nje mine gjate stervitjes, nga i cili humbi jeten deshmorja e atdheut Zarife Hasanaj dhe u plagose perveç te ndjerit edhe ushtaraku Julian Kapaj.

Me kete rast, duke u perulur me nderim dhe mirenjohje te thelle para sakrifices sublime ne krye te detyres te najor KlodianTanushit shpreh ngushellimet me te ndjera familjes, te afermve, miqve te tij dhe lutem Zotit qe te gjejne force per te perballuar dhimbjen e madhe dhe shpirti i birit, bashkeshortit, prindit te tyre te dashur te gjeje paqen e merituar! Gjithashtu nga zemra uroj sherim te plote dhe te shpejte rreshter Julian Kapajt! sb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb