Pas autorizimit që Bundestagu i dha qeverisë gjermane për çeljen e negociatave të BE për Shqipërinë, vjen një reagim nga ish-kryeministri Sali Berisha. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Berisha ka sulmuar ashpër pasardhësin e tij Edi Rama.

Berisha flet për 5 goditje fatale për Ramën që sipas tij renditen në dokumentin e Bundestagut gjerman. Demokrati thekson se “Bundestagu hodhi poshtë rekomandimin e Komisionit Europian për hapjen pa kushte të negociatave me Shqipërinë”, duke shtuar se çelja e negociatave është një horizont që largohet çdo vit me shpejtesi ne rritje.

REAGIMI I BERISHËS
Pesë goditjet e reja fatale per Edvin Mafine ne dokumentin e Bubdestagut gjerman!
Te dashur miq, dje grupet kryesore te Bundestagut gjerman votuan nje dokument me hapjen e negociatave me Shqiperine.
Ne kete dokument, njelloj si ne dokumentin e nje viti me pare, Bundestagu hodhi poshte rekomandimin e Komisionit Europian per hapjen pa kushte te negociatave me Shqiperine.

Por ne dallim nga dokumenti i nje viti me pare dokumenti i votuar dje i jep Edvine Mafise gjashte godije te reja fatale nen brez dhe konkretisht:
1- Goditja e pare per Edvine Mafine!
Bundestagu Gjerman jo vetem hedh poshte rekomandimin e Komisionit Europian per hapjen pa kushte te negociatave me Shqiperine por, ne dokumentin e votuar dje, Bundestagu perveç shtate kushteve ekzistuese shton edhe tre kushte madhore te reja (zgjidhjen e krizes, ndeshkimin e krimineleve te votes dhe ligjimitetin e narkofarses moniste te 30 qershorit) qe duhet te plotesohen per hapjen e negociatave dhe qe nuk ekzistonin ne dokumentin e votuar nje vit me pare. Kjo goditje deshmon se shqetesimet e Bundestagut per Edvin Mafine lidhen me kercenimin madhor qe ai me qendrimet e tij paraqet per themelet e rendit demokratik.
Ketu nuk po ndalem ne disa nenkushte, te cilat jane edhe me te hidhura se vet kushtet dhe qe nuk ekzistonin nje vit me pare.
2- Goditja e dyte madhore per Edvine Mafine!
Ne dokumentin e votuar dje nga Bundestagu sanksionohet se Shqiperia ndodhet ne krize te thelle politike dhe ekonomike. Me kete vleresim-goditje tronditese, Shqiperia shpallet boterisht e semura rende e rajonit, delja e zeze e tij dhe e Europes dhe kerkohet zgjidhje e menjehershme e Krizes.
Nderkohe qe ne dokumentin e votuar ne qershor te vitit 2018 nje vleresim i tille nuk ekzistonte ne asnje fjale dhe asnje rrjesht te tij.
3- Goditja e trete ndeshkuese per Edvin Mafine Dokumenti i votuar dje nga Bundestagu ndan perfundimisht Maqedonine e Veriut nga Shqiperia si delja e zeze e rajonit dhe Europes, gje te cilen vet Edvin Mafia nje muaj me pare do ta quante gje shume te keqe po te ndodhte!
4- Goditja e katert fatale per Edvin Mafine.
Dokumenti i votuar dje tregon haptas se Bundestagu Gjerman nuk pranon zgjedhjet moniste te Edvin Mafise dhe nuk njeh legjimitetin e tyre.
5-Goditja e peste dhe fatale, Bundestagu vendos kusht ndjekjen penale dhe gjykimin e ministrave, deputeteve dhe te gjithe atyre (pra dhe vet Rames) qe nisur nga publikimet e Bild jane perfshire ne blerjen e votave ne vitin 2017, gje qe nuk figuronte ne dokumentin e nje viti me pare.
6- Goditje e gjashte tejet e rende, deshmi e shkalles me te larte te mosbesimit ndaj Edvin Mafise eshte kercenimi i hapur dhe i pashembullt, kartoni i kuq si per asnje vend tjeter i Bundestagut per anullim dhe akoma me keq nderprerjen e plote te negociatave me Shqiperine, pra nxjerrjen e saj nga procesi i negociatave dhe mbyllja perfundimisht e dyerve te BE per vendin tone.
Miq, keto jane te vertetat e dokumentit qe votoi dje Bundestagu Gjerman per procesin e negociatave me Shqiperine. Keto te verteta faktojne se me voten e djeshme Bundestagu ne rrafshin sasior ka rritur se paku me 40% kushtet kurse ne rafshin cilesor ka nje rritje me se paku 80% te kushteve krahasuar me nje vit me pare.
Si perfundim miq, çelja e negociatave te Shqiperise me Bashkimin Europian eshte nje horizont qe largohet çdo vit me shpejtesi ne rritje nga ne.
Zgjidhja vetme absolutisht e vetme per te gjithe ata qe besojne ne te ardhmen europiane si e ardhmja me e mire per ta, femijet dhe vendin e tyre eshte largimi me te gjitha mjetet e mosbindjes civile i Edvin Kristaq Mafise dhe narkoshteti i tij per ne koshin e plehrave te historise. sb
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: