Kryetari i PD, Sali Berisha premton se çmimi i naftës në Shqipëri do të jetë më i ulti në rajon me ardhjen e demokratëve në pushtet. Lideri i opozitës deklaroi nga Elbasani se Shqipëria renditet ndër 3-4 vendet me çmimin e naftës më të lartë në botë dhe kjo sipas tij për shkak të tatimit me 1.1 euro të çdo litër naftë.
“Ky është tatim që nuk ekziston në dot, 1.1 dollarë shitet nafta në stacionet e pompimit në SHBA”, tha Berisha teksa krahasoi çmimet në Shqipëri me ato të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. “Ne naftën detyrimisht do ta kemi në minimumin e mesatares së çmimit rajonal, po si mund ta ketë Kosova 40-50% më lirë që e merr nga Durrësi ose me kamionë nga Selaniku”, deklaroi kreu i PD-së.
Sali Berisha: Thuhet që në Shqipëri krimi dhe shteti janë sipërmarrje e përbashkët, me gërshërët e ligjit çdo të ndërpresim çdo lidhje. Nafta në Shqipëri është me çmim më të lartë, Shqipëria renditet në 3-4 vendet me naftën më të lartë në botë, në mënyrën më të paimagjinueshme, Është 30-40% më shtrenjtë se në Maqedoni ku nuk ka një pëllëmbë det, këtu vjen me cisterna. Problemi është se Rama taton çdo litër naftë 1.1 euro, dhe ky është tatim që nuk ekziston në botë. 1.1 dollarë shitet nafta në stacionet e pompimit në SHBA.
I nisur nga psikologjia se ai që ka një makinë ai do t’i marrë atij paratë, por do të marrë fund kjo.
Ne naftën detyrimisht do ta kemi në minimumin e mesatares së çmimit rajonal, po si mund ta ketë Kosova 40-50% më lirë që e merr nga Durrësi pse me kamionë nga Selaniku. Jo kurrë, ne këtë nuk mund ta tatojmë litrin e naftës 1.1 euro, kurrë. Pas modelimit të taksës nafta detyrimisht do të jetë nën nivelet rajonale dhe do të pasqyrojë luhatjet e çmimit të saj në bursë, këtu nuk pasqyrohen fare. Merr fund kjo, do të kemi shumë kujdes për naftën.
(BalkanWeb)