Një ditë pasi ish kryeministri Berisha, publikoi në profiling e tij në facebook, foton e të arrestuarit në Shkodër, Erogen Brajoviç me Erion Veliajn, duke e konsideruar mik të kryebashkiakut, zbulohet arsyeja e prezencës së tij në Bashki.

Përmes një postimi në facebook, motra e të arrestuarit Erogen Brajoviç përmes fotove të publikuara, ka përgënjeshtruar kryeministrin duke deklaruar se ai nuk ka qënë dhe as është mik me Erion Veliajn, por ka qënë në momentin e celebrimit të saj në martesë.

““Kjo foto është në ceremoninë martesore timen. Dhe nuk e kuptoj me çfarë të drejte e poston. Kjo është 1 ndër 1 milionë gënjeshtra që bën përditë. Lërë politikën e të shpëtojë populli shqiptar se e mbyte me intriga dhe rrena. Erogeni nuk është ai që thonë mediat por një familjar dhe njeri i qetë, nuk përzihet në krime.” -shkruan Borana në profilin e saj në facebook.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Erogen Brajoviç, i arrestuar dy ditë më parë në Shkodër pas vrasjeve të njëpasnjëshme të ndodhura në këtë qytet, është djali i ish-futbollistit të njohur të Vllaznisë dhe kombëtares shqiptare, Millan Vaso Brajoviç.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb