TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha nuk i kursen sulmet në drejtim të qeverisë ‘Rama’, ndërsa akuzon këtë të fundit si përgjegjëse për kanabizimin e vendit.

Në këtë linjë, përmes një statusi në ‘Facebook’ Berisha përshëndet me ironi kryeministrin Edi Rama, me disa foto ku sipas tij ka ara të mbjella me kanabis. Ka qenë një qytetar dixhital që i shkruan Berishës, se në fshatin Shtjez në Malësinë e Krujës janë mbjell 2000 rrënjë hashash.

DENONCIMI TEK BERISHA
Nje miremengjes per Noriegen nga arat e narkopartise ne Shtjez!
Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb
“Pershendetje zoti Berisha keto te dhena qe po ti dergoj jane ne fshatin, Shtjez ne malesine e krujes jane mbi 2000 rrenje hashash, vendi i quajtur, përroj i Gjatushit, Dol dhe komplet fshati Shtjez.”

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: