TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha në një mesazh në faqen e tij të ‘Facebook’ ka sulmuar ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Ka qenë një qytetar dixhital që i ka shkruar Berishës, ndërsa i ankohet për shërbimin në spital këtij të fundit. Ai thotë se 40 fëmijë në spitalin e Krujës, po u shërbehet vetëm nga një infermiere. Berisha shkruan se kjo është shëndetësia ‘shpartalline e Noriegës dhe ndrikullës së tij, Manastirliut’.

MESAZHI I BERISHËS
Kjo eshte shendetesia shpartalline e Norieges dhe ndrikulles se tij, Manastirliu!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Mb zoti Sali jam ne qytetar i rrethit Krujë kam prurë mbesen time me temperature dhe ketu ne spital janë mbi 40 femijë dhe eshtë ne sherbim te gjithve femijve vetem nje infermjere ju lutem ne cfarë mund te bejmë tani quhem Besnik Kabili te lutem dhe ne televizor po ta nxjerësh sme prish pun fare se sdi ku te drejtohem flm”
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: