Në një kohë kur Klement Balili është shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, ndërsa cilësohet nga mediat greke si ‘Eksobari i Ballkanit’, ish-kryeministri Sali Berisha jep një informacion. Në adresë të këtij të fundit ka mbërritur një mesazh nga qytetari dixhital, i cili informon se Balili është nisur për në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ndërsa thuhet se shoqërohet nga nipi i tij, Rigels Balili.

Prej muajit maj të 2016 Klemend Balili, është shpallur në kërkim me vendim të Gjykatës së Athinës, që ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”. Balili arriti t’i shpëtonte prangave, ndërsa ka dyshime të forta se operacionet janë dekonspiruar nga njerëz që bashkëpunonin me trafikantin e kërkuar edhe nga DEA amerikane. Deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar lidhur me këtë fakt.

MESAZHI TE BERISHA
Dorezohet Klement Balili!
Qytetari dixhital informon. sb

Pershendetje doktorin vetdorezohet kelment Balili ne prokurorin e krimeve te renda ai esht nisur drejt tiranes me Rigels Balilin

Capture
Capture

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb