Duke folur në bashkëbisedimin e opozitës së bashkuar për buxhetin e vitit 2019, ish kryeministri Berisha u shpreh se asgjë nuk mund të vendoset, pa larguar këtë qeveri, të cilën Berisha e konsideron një organizatë kriminale. Për ish-kryeministrin rruga e vetme për zhvillimin e Shqipërisë, është përballja me qeverinë.

“ Vendi qeveriset nga një kriminel skizofren. Është fatkeqësi që është i sëmurë psikik, por problemi është së ai ka një energji të pafundme negative. Nga mëngjesi në darkë e keni në televizor duke dezinformuar qytetarët dhe duke rrezatuar negativitete. Absolutisht nuk ka gjë më të rëndësishme se buxheti për një popull, nuk ka gjë më të rëndësishme për biznesin se sa paketa fiskale, por asgjë nuk mund të zgjidhet derisa të largojmë organizatën kriminale, që quhet qeveri. Që ka ndërtuar këtu një narkoshtet, paratë e drogës vrasin cdo ditë biznesin ato blejnë politikanë bëjnë amandamente diktojne konkurencën. Nuk duhet të kemi asnjë iluzion, duhet të përballemi me këtë qeveri.  Të përballemi me këtë të keqe të madhe, rruga e vetme për t’i hapur  rrugën Shqipërisë, është përballja. Dhe sa më shumë të kalojë kjo kohë aq çmim më të lartë do të paguajmë në cdo aspekt. “ -tha Berisha

Duke u ndalur te buxheti i vitit 2019, Berisha u shpreh se kushdo që sheh këtë buxhet konstaton se kjo është kapelë e një piramide.

“ Shqipërise sot, mund ti vesh shumë epitete po në rrafshin ekonomik është piramidë, në kuptimin e biznesit, dhe në kuptimin e mirëfilltë financiar. 20 mld dollarë duhet të kishin një produkt në këtë tokë, të qëndrueshem, gjysmë të qëndrueshëm ose të përkohshëm. Tiranë Elbasan, për 13 km rrugë 6 vite. Por krahas kësaj piramide ekonomike, kemi piramidën financiare të sigurtë shumë me e  rrezikshme se ajo që kaluam ne, që ndërtuan gangsterë, shumë më të rrezikshme se piramidat identike me piramidat greke për se shpejti. 85 % është borxhi sot.” – tha ndër të tjera ish kryeministri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb