TIRANE – Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në “Facebook”, një denoncim që sipas tij, ka mbërritur nga një infermiere në Kamëz. Sipas Berishës, infermierja denoncon farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, si gropë e zezë e vjedhjes masive, ku bëhen konvertime të recetave fiktive në lekë.

“Qytetari dixhital denoncon farmacinë e Bashkim Tahirit, babait të Sajmir Tahirit, si gropë e zezë e vjedhjes masive. Po rikujtoj këtu të dashur miq, se në një operacion të përbashkët të Policisë shqiptare dhe asaj italiane në ndjekje të një trafikanti droge, rezultoi se trafikanti, mallin e merrte nga Bashkim Tahiri. Gjatë kontrollit të befasishëm në apartamentin e Bashkimit, policia gjeti sasi të konsiderueshme ilaçesh pa pullë fiskale, kontrabande, gjë për të cilën e arrestoi në flagrancë. Policia e Tiranës në analizën vjetore të punës së vitit 2013, e paraqiti në prani të Sajmir Shullazit këtë rast, si histori suksesi, gjë që ju kushtoi tre inspektorëve lirimin nga detyra. Kontrabandisti Bashkim Tahiri, në 1-11-2014 fitoi tenderin e Sajmir Shullazit për 580 mijë kuti të ndihmës së shpejtë me një vlerë 1.2 milionë dollarë!! Sb
“Përshendetje Dr.Berisha jam një infermiere në shërbimin parësore në Kamëz. Desha të denoncoj dhe të ju bej me dije se në farmacinë e Bashkim Tahirit, babait të Saimir Tahirit, prej kohe të gjatë bëhen konvertime masive recetash fiktive në lekë. E kam këtë informacion nga pacientët e mi që kanë konvertuar recetat aty pa i njohur fare. Me respekt ju dhe lutjen të ruani anonimatin tim.”- shkruan Berisha në “Facebook”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb