TIRANE- Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, e ka quajtur kreun e qeverisë, Edi Ramën lider të krimit të organizuar në shtetin shqiptar.

Në një mesazh të publikuar në rrjetin social “Facebook”, deputeti i Partisë Demokratike, Berisha pohoi se Rama po hedh poshtë denoncimin e Departamentit të Shtetit për raportin e publikuar pak ditë më parë se në parlamentin shqiptar ndodhet një deputet i dënuar për trafikimin të qenieve njerëzore.

“Edi Rama është vet koka e krimit. Ai hedh poshtë te vërteten, denoncimin që DASH i bën pranisë në Parlament të trafikantit Arben Ndoka. Lidhjet e Edi Ramës me bandat kriminale më te rrezikshme të Shqipërisë janë universalisht të njohura”, citohet në mesazhin e Berishës në Fb.

Postimi i plotë i Berishës në Facebook:
Të dashur miq, Edi Rama sot, në një akt të papërgjegjshëm, pasi mori një goditje të rendë nga qeveria e SHBA me raportin e DASH, ne te cilin denoncohet prania e një deputeti të dënuar për trafik prostitucioni (fjala është për Arben Ndoken), ju tha shqiptarëve, krenar por i menderosur, se ne grupin e tij parlamentar nuk ka njeri që të këtë qënë i dënuar apo të këtë probleme me ligjin.
Edi Rama pasi injoroi me zëdhënesën e tij këtë denoncim të rendë për mazhorancën e qelbësirave, të qeverisë amerikane dy ditë më parë, pasi injoroi deklaratën e ambasadës së SHBA në zbërthim të raportit të DASH, në të cilën thuhet se: “Ambasada vlerëson si të turpshme që ka një anëtar të Parlamentit shqiptar me dënime për trafikimin e njerëzve”, doli sot paturpësisht haptas në mbrojtje të trafikantit Ndoka duke hedhur poshtë të vërtetën e pamohueshme.

Edi Rama në vend se ti kërkoj, pas raportit te DASH, largimin e menjëhershëm nga Parlamenti deputetit të tij Ndoka dhe t’u kërkojë ndjesë shqiptarve për përdhosjen e institucioneve dhe administratës së vendit me dhjetra e qindra kriminele, i prëgatit atij deklaratën e reagimit skandaloz ndaj raportit të DASH dhe e merr atë në mbrojtje të hapur duke dëshmuar se ai vet është koka e krimit në këtë vend, është njeriu i kapur koke e këmbë nga kthetrat e tij.

Zoterinj, lidhjet e Edi Ramës me bandat kriminale më të rrezikshme të Shqipërisë janë universalisht të njohura. Ato nisin me lidhjet e tij të ngushta me bandën e rrugës së Kavajës, më të cilën ndërtoi kinema Republikën dhe emëroi si drejtor kreun e kësaj bande. Rama kishte lidhje të ngushta me bandën e Lushnjës. Në intercepetimet e prokurorisë së Firences rezulton se Dondollapi e konsideronte Ramën si mik të bandës për tenderat e bashkisë. Rama ka patur lidhje të shumë të ngushta me Hakmarrjën për Drejtesi dhe i vazhdon edhe sot edhe me te medha. Ai ju ka dhene troje, tendera dhe koncesione ne Tirane por dhe tendera ne Vlore. Rama ka lidhje te ngushta me banden e Dritan Dajtit dhe ne vitin 2003 nepermjet bandave te tij grabiti 150 kuti votimi.

Ne prokurorine e shtetit ekzistojne kilometra biseda telefonike me bandat e tij per kete afere. Por problemi nuk qendron ne lidhjet e tij te shkuara por ne lidhjet e tij aktuale me keto banda dhe boten e krimit. Sot keto banda diktojne fituesit e tenderave, presin gjoba dhe eleminojne ata qe nuk paguajn gjoben.

Rama ka futur ne grupin e tij parlamentar 19 deputete me dosje dhe te denuar per vrasje, pengmarrje, trafik, droge, prostitucioni. Drejtori i tij per antikorrupsionin ne Keshillin e Ministrave u arrestua nga policia sepse po udhetonte me targa te makines se nje trafikanti dhe gjate kontrollit ju gjeten dhe targa diplomatike. Vrasesi serial Xhuvani, qe si xhelat ekzekutoi ne 10 min tre te rinj dhe nje qytetar tjeter, ishte lidhje e ngushte e Rames. Ai drekonte dhe darkonte rregullisht me familjaret me te afert te Rames. Ky qendrim i Rames eshte i diktuar nga bota e krimit, eshte vazhdim i akteve tjera si fshehjes per 5 muaj e deshmise se Tom Doshit, lirimi i Mark Frrokut pas ndalimit te makines se tij me kryetrafikant ne makine, fshehjes se kerkese se Belgjikes pe ekstradimin e Frrokut ne Belgjike per vrasje, nisjen per ne Kube te Arben Frrokut, vrasesit te komisarit Lame te nesermen e takimit me te ne Puke, bllokimin e hapur te marreveshjes per dekriminalizimin dhe kandidimi i dhjetra e dhjetra krimineleve per keshillat dhe postin per kryetar te bashkive.

Me Edi Ramen ne krye te ekzekutivit muri i krimit do lartesohet cdo dite dhe me shume, imazhi i vendit do te nxihet gjithnje e me teper, jeta juaj dhe e femijve tuaj do te behet gjithnje me e pasigurte, integrimi europian gjithnje e me i paarritshem. Ju bej thirrje te mos lejojme fatin tone dhe te femijeve tane ne duart e Edi Rames dhe bandave te tij kriminale ne pushtet.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: