Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar diktatoriale sjelljen e kryeministrit Edi Rama ndaj studentëve. I ftuar në emisionin ‘Opinion’ Berisha tha se as Ramiz Alia e as Adil Çarçani nuk u sollën në këtë mënyrë siç po sillet Rama me studentët.

Sipas tij, në kohën kur Adil Çarçani takoi një studente, ajo i tha se nuk do bëjë një fëmijë në atë regjim, por Çarçani nuk e nxori jashtë atë vajzë.

“Zotëri atë që bëri Rama nuk e bëri Ramiz Alia. Ramiz Alia nuk i çoi kurrë uniformat në Universitet. Edhe kur i takoi Adil Çarçani ajo vajza i tha unë nuk bëj fëmijë me këtë regjim, por Adil Çarçani nuk e nxori jashtë atë vajzë. Ky pasi kreu pucin kalon nga një akt madhor antikushtetues në një tjetër akt madhor antikushtetues”, tha Berisha.

VIDEO/ Rama nxjerr jashtë studenten

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb