TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ashpër qeverinë ‘Rama’ ndërsa pohon se maxhoranca ka miratuar në fshehtësi kodin mburojë sipas tij që mbron ministrat dhe deputetët e saj.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Berisha, teksa shkruan se bëhet fjalë për një skandal, thekson se qeveria ka miratuar në fshehtësi rregulla parlamentare antikushtetuese dhe antiligjore, që sipas tij bllokon kërkesat e prokurorisë për heqjen e imunitetit te ministrave dhe deputeteve te saj.

REAGIMI I BERISHËS
Skandal Klamoroz!
Edvin Kristaq Krimi dhe Narkomazhoranca e tij kane miratuar ne fshehtesi kodin mburoj te krimit te narkoministrave dhe narkodeputeteve te saj!
Te dashur miq, ne nje akt te pashembullt te botes se lire, kreu i meduzes se krimit te organizuar Edvin Kristaq Rama, i tmerruar nga krimet e tij dhe te narkomazhorances se tij, ka miratuar ne fshehtesi rregulla parlamentare antikushtetuese dhe antiligjore, me te cilat mazhoranca bllokon kerkesat e prokurorise per heqjen e imunitetit te ministrave dhe deputeteve te saj te lidhur me krimin dhe korrupsionin. Kete vendim antikushtetues te bllokimit te drejtesise, shkaterrimtar per procesin e integrimit europian te Shqiperise, Edvin Kristaq Krimi e ka marre ne fshehtesi te plote nepermjet byrose parlamentare vetem me votat e deputeteve te tij trafikant, te lidhur kembe e krye me krimin.
Ai mori kete vendim pasi opozita hodhi poshte ne parlament amendamentin famezi Balla/Bego/Yaris, me te cilin kerkohej qe parlamenti te merrte funksione te cilat kushtetuta ja ka caktuar ekskluzivisht vetëm gjykatës.
Duke dënuar me ashpërsinë me te madhe kete akt antikushtetues si një mburoje te turpshme shtetërore te krimit te pushtetarëve kriminele, ju bej thirrje qytetareve shqiptar te ngrihen dhe me përgjegjësitë e tyre para vendit, guximin, trimërinë te bëjnë cope e çike imunitetin e pushtetarëve kriminel dhe te çelim dyert e mbyllura nga Edi Rama te hapjes se negociatve me Bashkimin Europian.
Ketu me poshte keni hetimin e gazetarit investigativ per kete superskandal. sb
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb