Deputeti i Partisë Demokratike Sali Berisha nuk la pa përmendur faktin që kryeministri Rama ngriti një dolli për ish-kryebashkiakun e Vlorës, Shpëtim Gjika. Në një postim të tij në Facebook, ish-kryeministri shkruan me ironi “Gëzuar Shpëtim! Se pasi të rruajta bishtin të kam xhan”.

Sipas Berishës, Rama tani do ta mbajë mirë me Shpëtim Gjikën se ka frikë se mos ky i fundit bashkohet me Agron Dukën ose Ben Blushin.

Postimi i plotë i Berishës

Rama ngre dolli për Shpëtim Gjikën:

Gezuar Shpetim!Se pasi te rruajta bishtin te kam xhan!

Te dashur miq, Edvin Kristaq Rama, pasi e arrestoi ne kundershtim me cdo ligj dhe akuza fallco Shpetim Gjiken, por qe nuk e kalbi dot ne burg siç ishte betuar, dje, ne nje pritje ne Vlore gajasi te pranishmit me hipokrizine e tij servile kur tha:

“Një dolli dhe për Shpëtim Gjikën, mikun tim problematik që nga mendja e heq, por nga zemra s’e heq dot. Gëzuar Shpëtim dhe të paçim. Shëndet dhe të tëra të mirat që të do zemra”. Me fjale te tjera “aman Shpetim mos ik me Duken apo Blushin se ata te arrestuan?!” sb

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb