TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon Edi Ramën si përgjegjës për largimet masive nga vendi. Sipas Berishës Rama pas 18 muajsh qeverisje rilindi eksodet, ndërsa rendit disa nga arsyet me të cilën e argumenton akuzën e tij, në një status të gjatë në Facebook.

“Edvin Kristaq Rama ja doli që, në vetëm 18 muaj qeverisje, të rilindë pas 24 vjetësh eksodet, të cilat për çdo komb përbëjnë fatkeqësi të mëdha kombëtare. Eksodet i shkaktojnë pushtimet dhe luftërat civile, katastrofat e mëdha natyrore, terrori shtetëror masiv dhe mjerimi ekonomik. Ne shqiptarët në vitet 90-91, si asnjë komb tjetër në Europë njohëm eksodit më të mëdha në historinë tonë”, thotë Berisha.

Ndërsa reagimin e shefit të qeverisë për këtë çështje, Berisha e quan “larje duarsh”. “Për herë të parë ai vetëm dje, ndoshta i detyruar nga të tjerë foli në Vlorë në prani të dy eurodeputetëve për eksodet që u solli shqiptarëve. Në të vërtetë thjesht po lante duart si Pilati për eksodin që ai vetë e solli”,- shtoi ai.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: