TIRANË

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar përmes një postimi në facebook, lidhur me vrasjen e fundit të regjistruar në Vlorë. Berisha akuzon Ramën se nga perlë të Mesdheut, e shndërroi Vlorën në kryeqytetin e vrasjeve, pengmarrjeve dhe zhdukjeve në Europë.

“Këto vite të Edvin Kristaq Krimit qindra djem, burra te saj u ekzekutuan në arat apo magazinat e hashashit, në rrugët, rrugicat, sheshet e qytetit, u zhdukën të mbytur nga duar kriminale në thellësit e detit, u dogjën të gjalle apo u treten në vaskat me acid për të mos patur një  varr në këtë botë. Të gjitha këto nga banda mizore të lidhura si mishi me thoin me pushtetarët lokal dhe narkoqeveritarët horra me në krye Edvin Kristaq Krimin”, shkruan Berisha ndërsa ka një thirrje për të gjithë vlonjatët.

“Iu bej thirrje qytetarëve të Vlorës të ngrihen ne lartesine e trimerise dhe virtuteve te tyre, te ndeshkojne dhe te shpallin nongrata monstren qe me politikat dhe lidhjet e tij te krimit krijoi ne Vlore nje klime horror vrasjesh, pengmarrjesh, zhdukjesh dhe gjobash, te cilen vlonjatet nuk e ka njohur as ne koherat e pushtimeve me te egra.

Postimi i plotë:
Edvin Kristaq Krimi shndërroi Vlorën në kryeqytetin e vrasjeve, pengmarrjeve dhe zhdukjeve në Europë.
Miq, Vlora, perla e Mesdheut është shndërruar tani si kurrë ndonjëherë më parë nga narkodeputeti i saj dhe kreu i meduzës Edvin Kristaq Krimi në kryeqytetin e vrasjeve, pengmarrjeve, zhdukjeve, varrosjeve në thellësi të detit apo tretjes në vaskat me acid, të Shqipërisë dhe Europës.

Këto vite të Edvin Kristaq Krimit qindra djem, burra te saj u ekzekutuan ne arat apo magazinat e hashashit, ne rruget, rrugicat, sheshet e qytetit, u zhduken te mbytur nga duar kriminale ne thellesit e detit, u dogjen te gjalle apo u treten ne vaskat me acid per te mos patur nje varr ne kete bote.

Te gjitha keto nga banda mizore te lidhura si mishi me thoin me pushtetaret lokal dhe narkoqeveritaret horra me ne krye Edvin Kristaq Krimin.
Iu bej thirrje qytetareve te Vlores te ngrihen ne lartesine e trimerise dhe virtuteve te tyre, te ndeshkojne dhe te shpallin nongrata monstren qe me politikat dhe lidhjet e tij te krimit krijoi ne Vlore nje klime horror vrasjesh, pengmarrjesh, zhdukjesh dhe gjobash, te cilen vlonjatet nuk e ka njohur as ne koherat e pushtimeve me te egra.

Iu bej thirrje qytetareve te Vlores te ngrihen me guxim ne protesta te fuqishme dhe te çlirojne qytetin e tyre nga narkoqeveritaret horra dhe bandat e tyre qe pasurohen çdo dite mbi gjakun, jetet e humbura, te te rinjve te vrare, te zhdukur, te mbytur apo te shkrire ne acid te saj. sb

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb