TIRANË- Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka rikthyer edhe njëherë në vëmendje diskutimet mes Shqipërisë dhe Greqisë në lidhje me paktin detar.


Përmes një statusi në “Facebook” Berisha shkruan se Shqipërisë i ka ndodhur akti më i rëndë pas copëtimit nga Fuqitë e Mëdha në vitin 1913.


Sipas tij, viti 2018 do të mbahet mend në memorien e shqiptarëve si copëtimi i ri i vendit. Berisha pohon se Rama dhe Bushati po i japin pasuri marramendëse shteti fqinj si dhe triliona metër kub gaz.


“Edhe nje here mbi aktin e tradhetise te larte kombetare nga Zografi Bis!Te dashur miq, pas coptimit te trojeve shqiptare ne 5 shtete nga Fuqite e Medha ne vitin 1913 dhe shpalljes se autonomise se Vorio Epirit nga Jorgo Kristaq Zografi si dhe njohja firmosja e ketij protokolli ne nje akt te tradhetise se larte kombetare nga Mehdi Frasheri ne Korfuz ne maj te vitit 1914, viti 2018 do mbetet si viti i coptimit te ri te trojeve shqiptare nga Edvin Kristaq Rama apo Edvin Kristaq Zografi bis dhe Ditzi Tradhetar Bushati me marreveshjen e re te detit me Greqine.

Me kete marreveshje te Edvin Kristaq Zografit, Greqia i grabiste Shqiperise me se paku 2400 km2 det dhe se bashku me te shume trilioneve meter kub gaz e fuçi nafte pasuri kombetare e shqiptareve.Klika e Zografit Bis, ne nje akt tradhetie te larte kombetare, per te jetesuar marreveshjen e coptimit te ri te trojeve shqiptare te grabitjes te se paku 2400 km det Shqiperise dhe triliona meter kub gaz e fuçi nafte, pranoi pa asnje kundershtim deklaraten e pales greke se Greqia nuk njihte vendimin e Gjykates Kushtetuese te Shqiperise dhe as dhe ligjin e saj per kufirin detar.

Kjo deklarate, per perfaqesuesit e çdo vendi te pavarur do mjaftonte per brajktisjen automatike te tryezes se bisedimeve, te cilat qe nga ai moment beheshin antikushtetuese.Perveç kesaj, Zografi bis dhe Ditziu i tij pranuan, ne nje akt kapitullimi te plote, vendimin e Greqise, qe ne procesin e negocimit te marreveshjes me Shqiperine ajo te dyfishonte pra te kalonte nga 6 ne 12 milje ujrat e saj territoriale dhe te zgjeronte territorin e saj shteteror me nje siperfaqe mbi 40000 km katror apo, siç do te pohonte vet Koztias, sa siperfaqja e Thesalise.

Ky vendim per çdo pale qe mbron interesin kombetar ishte kasus per te nderprere menjehere diskutimin dhe negociatat. Kjo sepse se pari Greqia, ne nje akt zuzar po ndryshonte rregullat ne mes te lojes, gje qe nuk duhej pranuar kurre. Se dyti, Greqia e cila kishte deklaruar ujra te veta territoriale 3 dhe 6 milje me Turqine dhe Italine nuk mund te perdorte pretekst marreveshjen me Shqiperine per te shpallur nje vendim te tille.

Koha faktoi se ajo terhoqi brenda 24 oreve vendimin e saj zuzar luftenxites por te miratuar edhe nga Edvin Kristaq Zografi dhe Ditzi Tradhetar Bushati!Po ne perputhje me projektin e grabitjes se trojeve dhe pasurive kombetare dhe ne nderim te Jorgo Kristaq Zografit u zgjodh Korça dhe jo Tirana apo Athina per te firmosur marreveshjen e shitjes Greqise te trojeve dhe pasurive perrallore shqiptare.

Perveç ketyre, Zografi Bis dhe Ditzi Tradhtari, paditen tek padronet e tyre ne Athine, presidentin e Republikes sepse ai refuzoi te firmosi aktin e tradhetise se tyre te larte kombetare, marreveshjen e detit, me te cilen i dhuruan Greqise se paku 2400 km det te Shqiperise dhe triliona meter kub gaz dhe fuçi nafte pasuri. Pas kesaj padie, qeverite e Tiranes dhe Athines zyrtare ne koordinim te plote nisen sulmet e shplara brenda dhe jashte vendit ndaj Presidentit te Shqiperise vetem dhe vetem se ai nuk pranoj te firmosi marreveshjen antikombetare, antikushtetuese e te kapitullimit te Zografit Bis dhe Ditzi Tradhtarit, me te cilen Shqiperise i grabiteshin mijra kilometra det dhe qindra miliarde euro pasuri kombetare.

Sot, kur ne Shqiperi drejtesia dhe instucionet e tjera jane ne grushtin e klikes te Zografit Bis, u takon shqiptareve atdhetare te bejne drejtesine ndaj ketyre apatrideve qe kane konsumuar aktin me te larte te tradhetise kombetare. sb”, shkruan Berisha.

(n.m/BalkanWeb)