TIRANË

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk është larguar asnjë minutë nga protesta që ka nisur prej orës 11:20. Në një prononcim për gazetaren Klodiana Lala, Berisha tha se protestuesit kanë ardhur në protestë të paarmatosur duke ia vënë fajin policisë për acarimin e situatës.

Berisha tha se kjo revoltë është fundi politik i Edi Ramës dhe i bëri thirrje të lexojë mesazhin pasi në të kundër populli do ta tërheqë zvarrë dhe do të hedhë në Lanë.

“Ke parë ti Klodiana një protestues të vetëm me revole, dinamit dhe hunj. A ke pa unë skam pa, as edhe një. Është një narkopolici që po provokon protestuesit pasi e panë me sytë e tyre fundin e tmerrshëm të shpejtë të Edi Ramës. Besoj se cilido që ka abc-në më elementare të revoltës e ka të qartë se kjo revoltë është fundi politik i i Edi Ramës.
Ju mund të thoni se është thyer nga Vlora dhe është futur në vrimën e miut, e mund të dalë në darkë por ta ketë të qartë që diktatorët po nuk dëgjuan edhe zvarriten. Diktatorët në qoftë se nuk lexojnë mesazhet…
Alia tha se e lejoi pluralizmin për të mos pasur fatin e Causheskut. Rama bën mirë të dalë në darkë të informojë popullin se dha dorëheqjen. unë nuk jam njeri i ultimatumeve, jap një sugjerim. po të dojë të rrijë se do shoh tmerr. E patë fuqinë nukleare të kësaj revolte po të shpërthejë kjo fuqi edhe në Vlorë e kap Edi Ramën.
Unë kam bindjen e thellë, ky është vetëm një fillim i tmerrshëm për të. Kjo opozitë sot ka një mision historik të njëjtë me atë të Venezuelës, rikthimin e votës së lirë në vendin e vet. Për kaq qëndron”, tha Berisha.

I pyetur nga gazetarja Lala se çfarë nënkupton me shprehjen se diktatorët zvarriten, Berisha tha se nuk duhet injoruar kjo masë njerëzish.
“Ta kuptosh se nëse nuk lexon mesazhin e popullit të vet, populli i vet e zvarrit dhe e hedh në Lanë. A janë për t’u injoruar kjo masë gjigande njerëzish. Në qoftë se opozita do i sillte me hunj e dinamit ajo ndërtesë do ishte shembur nga themelet. opozita erdhi t’i japë mesazhin e madh. Uroj të lexohet sa nuk është vonë”, u shpreh Berisha.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: