TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha është marrë sërish me veshjen e pasardhësit të tij Edi Rama. Kështu përmes një postimi në ‘Facebook’ Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital, ku ky i fundit e informon ish-kreun e PD për pazaret që sipas tij bën Rama në New York.


Sipas qytetarit, Rama para dy viteve bashkë me gruan e tij kanë bërë pazar në dyqanin e Tom Ford në New York.


DENONCIMI TEK BERISHA
Kallam Deshtaku ben pazar ne dyqanet me te shtrenjta te Nju Jorkut!
Lexoni mesazhin e emigrantit dixhital. sb
Zoti Berisha, thuaj kokeministrit mire qe nuk pranon qe ben pazar tek hugo boss. Po tek dyqani Tom Ford ne New York, a ishe para 2 viteve me bashkëshorten tuaj afërsisht orës 7:00pm dhe dolët nga dyqani plot me çanta te cilat i mbanin truproja e juaj. Ku ne këtë dyqan një rryp ore kushton me i liri $300. Për këtë është fakt se te njëjtën kohe isha duke marre nje porosi te bosit tim, dhe kur i tregova se është kryeministrit i Shqipërisë dhe ai tha po ne Shqipëri ku populli eshte nje varferi extreme dhe ky ben pazare ktu. 672 Madison ave NY.
Ps ju beje thirrje agjensive te zbatimit te ligjit te hetoj pasurit e Kallam Deshtakut dhe shpenzimet e tij ne Nju Jork mbasi ne Shqiperi nuk guxojne ta hetojne!
(ed.me/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb