Në një deklaratë për mediat, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka theksuar se Shqipëria do të arrijë një fitore të thellë më 11 maj. Ai theksoi se ka parë një entuziazëm të madh nga shqiptarët, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në diasporë. Berisha ka kritikuar gjithashtu ndaj premtimeve të kryeministrit Edi Rama për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke i cilësuar ato si “përralla.”
Berisha theksoi se me rrogat dhe pensionet aktuale, Shqipëria nuk ka asnjë mundësi të integrohet në BE. Ai i bëri thirrje qytetarëve që të mbështesin fitoren e PD-së, duke e quajtur këtë një hap të rëndësishëm për të ardhmen e vendit.
Më 11 maj, Shqipëria Madhështore do të realizojë një fitore të thellë, shtoi ai, duke shprehur besimin se populli shqiptar do të bëjë ndryshimin e nevojshëm për të ardhmen e tij.
Sali Berisha: Më 11 maj, Shqipëria madhështore do realizojë fitore të thellë. Kam parë një entuziazëm të madh tek shqiptarët në Shqipëri dhe jashtë saj. Sa i përket premtimeve të Ramës për integrim në BE, janë përralla. Nuk ka asnjë shans që Shqipëria me këto rroga e pensione të hyjë në Bashkimin Europian.
Pjesë nga fjala e kreut të PD Sali Berisha:
Unë jam i bindur që 11 maji do të jetë një fitore e thellë e koalicionit për Shqipërinë Madhështore. Dhe, kudo që shkoj, ka një entuziazëm të madh te qytetarët që nuk e kam ndjerë ndonjëherë më parë, qoftë në Shqipëri, qoftë jashtë Shqiptërie.
Janë disa faktorë përcaktues, themelorë të kësaj fitoreje. Së pari, programi më i miri që është paraqitur apra shqiptarëve dhe i hartuar me ekspertizën ndërkombëtare më të Heritage Foundation dhe Adenauer Schuman.
Së dyti, koalicioni më i gjerë në histori. Aleatët tanë të marër së bashku pa PD përfaqësojnë 26% të zgjedhësve të Shqiërisë me vota, sipas librave elektoralë.
Së treti, faktori diasporë. E kam shpallur dhe e shpall përsëri vitin 2025 viti i diasporës. Kurrë, nuk kam parë te shqiptarët një shpërthim e entuziazmi të takimeve të mia nga Athina në Milano, në Romë, në Parma. Dhe kjo është një energji e jashtëzakonshme.
Shqipëtarët kanë konstatuar se diaspora është me PD dhe Aleancën për Shqipërinë Madhështore.
Ka dhe nëj forcë tjetër, pothuajnatyrore. Dhe ky është kryemagjistari botëror i fushatave zgjedhore, bashkëkryestrategu i fushatës më të susksesshme në historinë e njerëzimit, siç ishte fushata e rikthimit të Donald Trump.
Pra, Chris LaCivita, i cili ka ardhur këtu të sjellë të gjithë magjinë, të gjithë programin e fitores së PD.
Së fundmi, më duhet ta le sot modestinë më një anë. Ka edhe nëj faktor tjetër që quhet Sali Berisha, i cili nuk pret dhe fut thika pas shpine, si Edi Rama. Nuk i shfrytëzon njerëzit dhe i flak pastaj, sikur të ishin qënie inekzistente. I cili jeton në një apartament 40 metra më të gjerë, se ai që ka patur në diktaturë, dhe jo në Saraje me kopësht, 8300 metra. Që, në kushte të vërteta duhet të jesh mbimilioner për të patur një Saraje të tillë me një kopësht të tillë.
Të themi të vërtetën, është kompleksi i rrethanave që në fund të fundit do t’i përmblidhja me një fjalë: thirrja për rikthimin e Sali Berishës! Edhe ky, një faktor i fuqishëm i fitores më 11 maj të PD, natyrisht, pasi bëra krahasimin e deputetëve, etj.
(BalkanWeb)