Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi, ka ndarë në rrjetet sociale një postim të kryeministrit Edi Rama dhe një të postim të ish-kryeministri Sali Berisha të 10 viteve më parë, që flasin për të njëjtën gjë, sigurimin e financimeve nga kinezët për Rrugën e Arbrit.
Çupi shkruan se kjo tregon se sa pak është bërë në tre mandatet e fundit të qeverisë socialiste.
“Pas 10 vitesh, Rruga jo vetëm s’është mbaruar, por është nën hetim nga SPAK për korrupsion. Nuk ka projekt të kësaj qeverie që shqiptarët të mos kenë paguar 3-4-5 fishin e vlerës vetëm për shkak të korrupsionit të tmerrshëm në çdo zyrë qeverie, ku merren vendimet e rëndësishme”, shkruan ajo.
Deputetja demokrate u ka bërë thirrje dibranëve të votojnë për t’i dhënë një shans zhvillimi vendlindjes, pasi sipas saj historia ka treguar se shërbimin më të madh vendit ia ka bërë vetëm Partia Demokratike!
Postimi i plotë:
Paaftësia (dhe korrupsioni) i qeverisë Rama në 1 foto
Më kujtoi Facebook sot një zhvillim të para 10 viteve. Sa shpejt ikën koha dhe sa pak apo sa keq ka punuar kjo qeveri! Janë krahasimet e qendrimit të dy kryeministrave.
Është Sali Berisha që, në 2013-ën, lajmëron gjetjen e financimit nga kinezët të Rrugës së Arbrit, e cila sapo kishte nisur së ndërtuari atëherë.
Është edhe Edi Rama, që në 2014-ën, lajmëron gjetjen e të njëjtit financim, po nga kinezët. Përveçse nuk konkretizoi asgjë, zoti Rama është përpjekur gjatë 12 viteve në pushtet të përvetësojë si të vetën çdo gjë të mirë që gjeti nga qeveria e PD. E keni parë si mburret me anëtarësimin në NATO, edhe pse kur udhëhiqte opozitën atëherë bëri protesta që Shqipëria të mos anëtarësohet. Por, le t’i krhehemi Rrugës së Arbrit.
Pas 10 vitesh, Rruga jo vetëm s’është mbaruar, por është nën hetim nga SPAK për korrupsion. Nuk ka projekt të kësaj qeverie që shqiptarët të mos kenë paguar 3-4-5 fishin e vlerës vetëm për shkak të korrupsionit të tmershëm në çdo zyrë qeverie, ku merren vendinet e rëndësishme.
Në 11 Maj, dibranët, ata të Dibrës dhe të Tiranës kanë rastin të votojnë për t’i dhënë një shans zhvillimi vendlindjes. Historia ka treguar se shërbimin më të madh vendit ia ka bërë vetëm Partia Demokratike!