TIRANE- Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me ngjarjen e sotme në Ministrinë e Arsimit, ku një grup studentësh e gjuajtën me vezë këtë godinë. Një ditë më parë, studentët qëlluam me vezë në drejtim të kryeministri Edi Rama, duke kundërshtuar tarifat e shkollimit dhe reformën e arsimit të lartë.


Në një postim në rrjetin social Facebook”, Berisha e cilëson këtë një veprim historik të studentëve shqiptarë.


JA POSTIMI I PLOTE
Shpallja nongrata nga studentet e Edvin Kristaq Rames dhe kukulles se tij Lindita Nikolla, vendim historik i studenteve tane!


Te dashur miq, studentet anetare te Levizjes per Universitetet, ne nje vendim historik kane shpallur persona nongrata Edvin Kristaq Ramen dhe kukullen e tij ne arsim Lindita Nikolla. Ky vendim eshte historik sepse pas linçimit te Adil Çarçanit, kryeministrit te fundit te diktatures ne dhjetor te vitit 90 ky eshte rasti i pare ne historine e pluralizmit qe nje grupim jo partiak studentor shpall nongrata kryetarin e qeverise. Vendimi eshte historik sepse studentet me levizjen e tyre po mbrojne me guxim Kushtetuten e vendit, te drejten kushtetuese te femijeve dhe te rinjve te dhunuar ne menyre korruptive, flagrante nga Edi Rama me ligjin e tij per arsimin e larte.

Vendimi i tyre eshte historik sepse Edi Rama, ne nje akt cnjerezor mbylli dyert e universiteteve per te varferit e Shqiperise, i shnderroi ato ne nje molle te ndaluar per dhjetera e dhjetera mijera te rinj shqiptar duke shnderrur varferine e familjeve te tyre ne gijotine per shkollimin e tyre dhe te ardhmen qe meritojne.

Me kete ligj Edi Rama, i blere koke e xhep nga universitetet private te klienteles, punon tashme vetem per interesat e tyre dhe shkelmon ne menyre flagrante interesat publike te qytetareve tane. Me ligjin e tij, Edi Rama ka dekapituar teresisht lirine akademike dhe autonomine e universiteteve tona. Prania e tij dje ne sallat e universitetit per takim me grupe interesi jashte universitare ishte nje provokim direkt i ulet i tij ndaj studenteve dhe pedagogeve qe nuk ndodh kurre ne nje vend te lire por qe me vezet e prishura ne tulle mori pergjigjen e merituar.

Duke mbeshtetur fuqimisht revolten e studenteve, ju bej thirrje nxenesve, gjimnazisteve, studenteve, prinderve te tyre, mesuesve, pedagogeve, mbare qytetareve shqiptar pa dallime partiake te mbeshtesin fuqishem revolten studentore per “Arsim Publik Falas”, suksesi i te ciles eshte jetik per shkollimin e femijeve shqiptar, te ardhmen me te mire te tyre dhe te shoqerise tone! Studentet do te fitojne! sb

(el.sp/BalkanWeb)

Etiketa: