TIRANE– Ish-kryeministri Sali Berisha ka nuk i kursen sulmet për pasardhësin e tij Edi Ramën. Ndaj edhe këtë herë nuk është ndalur me kaq, ndërsa akuzoi Ramën për ndërtimin e Arenës Kombëtare.

Sipas Berishës, Rama e shndërroi stadiumin ‘Qemal Stafa’ në Arenën e mafies së tij familjare duke i hequr një anë të tërë asaj dhe shndërruar atë në oborrin e Kullës, që sipas tij do të t’i vendos emrin e babait të tij Kristaq Rama.

“Ja cili ishte projekti qe Edvin Kristaq Rama paraqiti para shqiptareve per Arenen Kombetare, qe e shnderroi ne Arenen e mafies se tij familjare duke i hequr nje ane te tere asaj dhe shnderruar ate ne oborrin e Kulles qe do ti vendose emrin xhelatit te diktatures Kristaq Rama! Sb”, shkruan Berisha.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb