TIRANE

Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka pritur në një takim politikanen e njohur kosovare, Edita Tahiri. Përmes një postimi në “Facebook”, Berisha shkruan se bisedoi me të mbi veprimet e “rrezikshme antikombëtare të argatëve të Beogradit” në Prishtinë dhe në Tiranë. Ish kryeministri shtjellon më tej çështjen ndërsa shton se këto ide antikombëtare ndezin flakën e një konflikti të sapo shuar në rajon.

Postimi i plotë i Sali Berishës

Takim me ish zevendeskryeministren dhe ish kryenegociatoren e Republikes se Kosoves, Edita Tahiri!

Ne kete takim Zj Edita Tahiri shoqerohej nga zj Edith Harxhi, drejtore e Albanian Policy Center. Ne diskutuam gjeresisht mbi veprimet e rrezikshme antikombetare te argateve te Beogradit ne Prishtine dhe Tirane, te cilet me veprimtarine e tyre jane shnderruar haptas ne flamurmbajtes te idese se serbomadhise dhe ndarjes, coptimit te territorit te Kosoves. Kjo ide antikombetare dezubilizuese qe ndez flaket e nje konflikti te sapo shuar ne rajon, u shpalos qarte dhe pa ekuivok nga dishepulli i Slobodan Millosheviçit, Vuçiç edhe gjate vizites se tij te fundit ne Kosove, gjate te ciles ne menyre te perseritur u betua, duket edhe ne emer te argateve te tij shqipfoles albanofob te Tiranes dhe Prishtines, se Serbia do behet me e madhe.

Ne kete takim konstatuam se flamurmbajtesit albanofob, shqipfoles te Serbomadhise i kane bere me qendrimet e tyre Kosoves, Shqiperise dhe kombit shqiptar demin me te rende pas protokollit te Korfuzit.

Projekti i tyre do te deshtoje njelloj siç deshtou protokolli i Korfuzit por megjithekete demi aktual eshte kolosal. Kosova e pavarur eshte pothuaj e paralizuar dhe ne çberje, njohjet e saj nderkombetare jetike kane ndaluar si rezultat i presionit, parave te Beogradit dhe veprimeve te fshehta e te hapta te argateve te Beogradit. Kurse Edi Rama, duke mos plotesuar asnje nga kushtet e Keshillit te Ministrave te BE per hapjen e negociatave shfrytezon angazhimin e tij ne projektin e Serbise se madhe per te justifikuar deshtimin dhe bllokimin nga rregjimi i tij kakistokratik i hapjes se negociatave.

Takimi ishte i hapur dhe u karakterizua nga mirekuptim i plote. sb

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb