Ish-kryeministri Sali Berisha është takuar për herë të parë me kryetarin e Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu. Ishte vetë deputeti i Partisë Demokratike i cili iu bashkua protestuesve të AK-së, ku dhe zhvilloi një bisedë kokë më kokë me kreun e kësaj partie.
Në takimin për rreth 20 minuta të dy politikanëve, Kreshnik Spahiu kërkoi radikalizmin e protestave nëpër institucione. Më herët në çadrën e protestës të ndërtuar nga opozita, Berisha tha se nga 500 mijë që ishin dje në Tiranë, të paktën 100 mijë ishin gati ta fshinin nga faqja e dheut kazinonë e Edi Ramës por iu nënshtruan vullnetit të qytetarëve, e panë frymën e qytetarëve dhe nuk lëvizi një gjethe në Tiranë.
“Ishte protesta më e fuqishme paqësore. Edi Ramës i them mos provoko! Në 1991 me kultin e Enver Hoxhës nuk kishte zgjedhje dhe tani me kultin e krimit nuk ka zgjedhje. Nëse Rama nuk pranon PD do t’ia imponojë me një këmbë. Mosbindja civile ka 52 forma demokratike të saj. Kjo është vetëm njëra,” tha Berisha
(e.f/ BalkanWeb)
