Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, kryetarin e Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka, dhe kryetarët e degëve të PD, u kanë bërë bëjnë thirrje mbështetësve të mblidhen të hënën, në orën 9.30 përpara SPAK. Strukturave të PD u është shpërndarë një mesazh pasditen e kësaj të shtune ku ftohen të protestojnë para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.
Të hënën në orën 10.00 Sali Berisha do të shkojë në SPAK, pas masës “detyrim paraqitje” të marrë nga Apeli i GJKKO, një ditë më parë, 3 janar 2025. Gjyqtari i Apelit të GJKKO, Engert Pëllumbi vendosi masën për Berishën, ndërsa SPAK kishte kërkuar kthimin e ish-kryeministrit në “arrest shtëpie”.
Ishte GJKKO me vendim të datës 27 nëntor 2024 që vendosi lirimin e Berishës pas 333 ditë arresti shtëpie për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
Ky është mesazhi i shpërndarë:
Të dashur miq,
Ditën e hënë, më 5 janar, në orën 9:30, mobilizojmë të gjitha strukturat e degëve të Partisë Demokratike për të protestuar para SPAK-ut, si një vegël në duar të Edi Ramës për të persekutuar kundërshtarët politikë. Ne do të jemi aty për të mbështetur të drejtën, ligjin dhe të vërtetën, që janë në anën e Kryetarit të Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha.
Protesta do të nisë në orën 9:30 përpara selisë së SPAK-ut. Ju ftojmë të gjithë të jeni prezent për të qëndruar të bashkuar në mbështetje të kauzës tonë.
Faleminderit!
(Balkanweb)