TIRANE

Gjatë një prononcimi për News24 me gazetaren Klodiana Lala, ish kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të largohet sepse revolta ka pushtuar zemrat e shqiptarëve.

Berisha tha se Rama i ka kohërat e numëruara dhe se PD do i kthejë lirinë shqiptarëve.

“Një protestë e jashtëzakonshme. Italianët nuk i mashtron dot Rama, atje ku ka shkuar. Ne po tentojmë të kthejmë lirinë e shqiptarëve dhe Rama i ka kohërat e numëruara. Bën mirë të ikë ditën se ikja natën nuk dihet ku përfundon. Është lidershpi i opozitës që i përcakton protestat. Revolta ka pushtuar zemrat e qytetareve”- tha Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: