Vijon replika në distancë mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe gazetares Mira Kazhani e cila pak javë më parë aksidentoi një 17-vjeçar që thuhet se ndodhet në gjendje kome, në Spitalin Ushtarak.

Ndrësa gazetarja deklaronte se bëhej fjalë për një person të braktisur, ish-kryeministri vijon akuzat dhe thotë se ajo e ndihmuar nga policia me ndihmën e Veliajt kanë dashur që familja e djalit Nertil Pellumbi të mos e marrë vesh ngjarjen.

Berisha ka postuar disa mesazhe të qytetarëve dixhitalë që thotë se e njohin djalin.

STATUSI I PLOTE

Denoncohet perpjekja e gazetares se narkoqeverise Kazhani per:

– te denigruar familjen e viktimes Nertil Pellumbi si dhe mashtrimi i saj se
– Nertili ishte femije i braktisur dhe
– sipas saj nuk ishte as i regjistruar.

Te dashur miq, se pari t’i urojme sherim te plote gjimnazistit 17 vjeçar Nertil Pellumbi, viktime fatkeqe e nje aksidenti nga gazetarja e narkoqeverise Mira Kazhani por dhe poshtersise shteterore per manipulimin e tij. Une gjate ketyre diteve kam publikuar disa here mesazhe te qytetareve dixhital per kete aksident.

Arsyet pse une i rikthehem ketij problemi jane si vijon:

-e para vitet e fundit jane bere te shumta rastet e aksdenteve madje me pasoja edhe vdekjen nga deputet, narko drejtor policie, doganash apo soji i tyre etj, te cilat jane fshehur apo manipuluar. Madje ka patur raste qe per viktimat as dosje ngjarjeje nuk eshte hapur.

Une i kam denoncuar me force duke publikuar çdo deshmi te qytetareve dixhital per keto raste pasi vertet aksidenti eshte fatkeqesi edhe per autorin e tij por perdorimi i pushtetit te çfardolloj per manipulimin apo fshehjen e tij perbejne krim te shemtuar.

Ne rastin e Mira Kazhanit nuk kam asnje dyshim se kemi te bejme me nje aksident pa dashje por ligji duhet te jete i njejte dhe perpjekjet per manipulimin dhe fshehjen qe ne fillim nga narkopushteti jane krim i vertet.

Cfare ndodhi pas aksidentit?

Qytetaret dixhitale kane denoncuar se, se pari narkopolicia me nderhyrje nga Lal Plehu dhe nga kryeministria fshehu aksidentin per disa ore.
Se dyti, narkopolicia dha lajmin per aksidentin vetem pasi deshmitare te vendngjarjes shperndane lajmin dhe fotot e aksidentit.
Se treti, ne komunikaten e saj policia, pasi lavderonte Miren se dha shpjegime, nuk jepte asnje sqarim per viktimen por thoshte se automjeti i gazetares se narkoqeverise u demtua.
Se katerti, ne komunikaten e saj policia nuk thoshte asnje fjale per gjendjen e rende te aksidentuarit ndekohe qe ai ishte ne gjendje kome ne spital.
Se pesti, pasi per nje jave rrjesht nuk u dha asnje lajm tjeter per gjendjen e te riut dje gazetarja e narkoqeverise Kazhani, si per te justifikuar braktisjen e viktimes dhe zhvleresuar viktimen dhe jeten e tij shkruan se:
“Dhe sot ka një shpjegim: Policia nuk arrinte dot ta identifikonte, pasi ishte një fëmijë fatkeq, i braktisur, i një familjeje me problemet e saj, të cilët as nuk e kanë regjistruar në gjendje civile. Shenjat e gishtërinjve të tij nuk ekzistonin.”

Pra nder te tjera Kazhani, Pellumbin e nxjerr edhe te ri te braktisur nga familja, madje edhe pa regjistruar ne gjendje civile, nderkohe qe mesazhet e meposhtme denoncojne deklaratat e Kazhanit si te paverteta natyrisht jo te paqellimshme. Ju ftoj ti lexoni ato! sb

Doktor une kam qene ne spital sot per Nertilin sepse e kemi nxenes tek gjimnazi Aleks Buda, kam kontaktuar me familjaret dhe vertet gjendja eshte e rende, dhe gazetarja sipas prinderve nuk ka denjuar asnje kontakt me familjaret, plus qe per nje jave askush nuk ka dhene asnje informacion per Nertilin. zoti e ndihmofte

Po lexoja kunderpergjigjen qe Mira Kazhani i paska ber Doktorit ..ku ndertetjera shkruan ishte nje femi i braktisur nga familja ..dhe i paregjustruar ..mos vall kjo mirushja ka dasht me justifiku krimin qe beri dhe u mcef per nje dit ..deri sa e beri publik z.Berisha …dhe meqe i paskerka pamjet filmike Mira ..pse nuk i ben publike ..qe te bind opinjonin publik ..sepse dihet qe ne autostrad asnje shofer nuk denohet penalisht kur te del perpara qoft edhe njeri …por qe deshmitaret qe e kan par rastin thon qe djali ka qen ne an te rruges duke prit furgonat …dhe mira ka qen me kufje ne vesh duke fol ..e hutuar ne muhabet ….publikoj pamjet moj zonjush meqe i ke .

Pershendetje doktor.ky esht ai djali qe shtypi gazetarja Mira Kazhani dhe esht ne gjendje kritike per jeten por policia po e fshe si krim dhe nuk e ka rregjistrruar fare esh ne raminacjon ne spitalin ushtarak po te shkosh ta kerkosh te recepsjoni nuk ka informacjon per kete djalE

Pershendetje doktor. Te uroj shendet dhe jete te gjate.
Ne lidhje me aksidentin e Mira Kazanit, Nertil Pellumbi eshte i regjistruar ne gjendje civile, te Njesia Bashkiake Nr.11, Breg Lumi, dhe Mira genjente kur thosh nuk eshte i regjistruar, shenjat e gishtave nuk kane nga dalin, per sa kohe ai eshte nje femije minoren dhe nuk ka aplikuar per dokumenta identifikimi biometrik. Dhe nuk eshte fare i braktisur nga familja SE bente nje jete normale si bashkmoshataret e tij,

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb