TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar sërish vdekjen e 27-vjeçarit rom në policinë e Korçës Enea Ftoi. Në një status në “Facebook”, Berisha shkruan se torturimi i tij është një vrasje raciste shtetërore.

Sipas tij, autorët e krimit monstruoz janë të lirë dhe vazhdojnë punën. Berisha i bën thirrje komunitetit rom dhe qytetarëve të Korçës të ngrihen kundër këtij akti.

“Torturimi me pasojë vdekjen e 27-vjeçarit rom Enea Ftoi, është vrasje shtetërore raciste!
Të dashur miq, para tre ditësh kriminelë me uniformë në komisariatin e Korçës i morën jetën me tortura çnjerëzore të riut rom, 27-vjeçarit Enea Ftoi. Sot pas tre ditësh autorët e këtij krimi monstruoz racist, xhelatët e Eneas janë të lirë dhe vazhdojnë me qetësi punën.
Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë qëndrim kriminal të narkoshtetit, i cili fakton në mënyrë përfundimtare se kemi të bëjmë me një vrasje të mirëfilltë raciste shtetërore, u bëj thirrje komunitetit rom dhe mbarë qytetarëve të Korçës që të ngrihen kundër këtij akti çnjerëzor të autoriteteve shtetërore, Edi Ramës dhe klikës së tij raciste në pushtet!”, shkruan Berisha.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb