TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha iu bën thirrje qytetarëve të përmbysin klikën e vendit. Berisha numëron të vrarët në dy ditët e fundit të vend dhe thotë se numri i tyre është dy herë më i lartë se në të gjithë Europën në 24 orë.

Ai vë alarmin për gjendjen e sigurisë në vend, ku thotë se është instaluar narkoshteti i parë në Europë.

STATUSI I BERISHËS
5 të vrarë në 8 orë, pra dy herë më shumë se në të gjithë Europën në 24 orë!
Në narkoshtetin e Noriegës rendi në duart e bandave të krimit dhe drogës!
Të dashur miq, pasditen e djeshme Shqipëria, shteti i drogës dhe krimit, pati 5 të vrarë, 3 në masakrën e kryetarit kriminel të Partisë Socialiste në Mat dhe 2 në Tiranë. Kjo situatë tejet e rëndë dëshmon se rendin dhe sigurinë në këtë vend, në të cilin prej kohësh është instaluar narkoshteti i parë në Europë, e kanë në duar krimi dhe droga të lidhur me familjet mafioze qeveritare Rama, Xhafa, Yaris, Tahiri.
Kjo gjendje pasigurie të plotë është një thirrje për qytetarët e këtij vendi për të përmbysur sa më parë këtë klikë të urryer nga mbarë populli shqiptar! sb

Berisha Fb
Berisha Fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb