TIRANE-Kryeministri Sali Berisha shkruan në faqen e tij në rrjetin social Facebook se vëllai i kryeministrit, Olsi Rama ka qëlluar me grusht drejtorin e Antikorrupsionit në kryeministri Ergys Hoxha. Sipas Berishës ngjarja ka ndodhur në lokalin e një ministrie. “Brenda klanit te Rames dajaku. Tek lokalet karshi ministrise, Olsi Rama ka shtruar ne dajak Ergysin, drejtorin e antikorrupsionit te Edi Rames dhe njeriun me te besuar te tij ne kryeministri. Thuhet se Gysi i jepe Rames mallin dhe ja dozon ate. Per kujtese, Ergysi eshte njeriu qe i vuri kallepin e tritolit ne oborr te kryeministrise prefektit te Vlores, Besnik Dervishi, eshte njeriu qe u arrestua nga policia sepse u gjet ne makine me targat e nje trafikanti nga Laçi, te cilin e kerkonte policia dhe perveç kesaj gjae kontrollit te makines policia gjeti nen sedilje targa diplomatike por dhe sasi te vogla kokaine”, shkruan Berisha. Sipas tij drejtori i anti korrupsionit Ergys Hoxha vendos gjoba për llogari të Ramës. “Rama e pezulloi ate pas arrestimit nga policia, por vetem ne leter. Prej disa muajsh, sipas burimeve absolutisht te sigurta te INUK, Gysi inspekton zonat ku operon INUK me makine pa targa dhe me nje fadrom perpara, njelloj siç ben Rama. Ai urdheron fadromen te ndaloj para nderteses qe do dhe pasi del i zoti i shtepise fillon pazarin ne 50 mije euro e siper per te mos prishur shtepine apo lokalin. Te gjitha keto pazare, Gysi qe ne INUK e quajne mekembesi i Jakomonit, i ben ne emer te shefit te vet!”

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: