Kreu i PD Sali Berisha ka vizituar këtë të enjte në burgun e Fierit Ervin Salianjin.
Berisha tha se çështja e ligjvënësit demokrat të burgosur është tashmë ndërkombëtare. Ai tha se Shqipëria është vend i të burgosurve politikë.
Sali Berisha: Çështja Salianji tashmë është ndërkombëtare, është në tre rezoluta. Shqipëria damkoset si vendi i të burgosurve politikë. Jemi një vend, ku shteti dhe krimi janë sipërmarrje e përbashkët. Drejtësia është bërë mashë politike.
Ervin Salianji nuk ka bërë kallëzim, por thjesht ka bërë denoncim publik si deputet. Janë tre rezoluta botërore të gjitha partive politike të së djathtës që dënojnë këtë narko-shtet. PD ka marrë mision që të përmbysë diktaturën e dytë në Shqipëri, që është diktaturë e dytë.
Berisha: Mos dëgjo papagajtë e diktaturës, të lutem zonjë e nderuar. Çështja Salianji, është sot çështje e ndërgjegjes të mbarë qytetarëve të lirë në botë. Çështja Salianji, është e sanksionuar në 3 rezoluta ndërkombëtare, më të fuqishmet, të votuara për një vend, në të cilën Shqipëria damkoset si narkoshtet, damkoset si shteti i burgosjeve politike, si shteti në të cilën krimi dhe shteti janë sipërmarrje e përbashkët.
Vijmë te ajo tjetra.
Në mënyrë absolute Drejtësia, do të kishte mbështetjen më të fuqishme të PD, si parti e shtetit ligjor, në qoftë se kjo Drejtësi nuk do të bëhej një mashë e vërtetë politike.
A mund të ndryhet, marrim në rastin konkret Ervin Salianjin, me akuzën se ka bërë kallëzim të rremë, në një kohë kur, në jetën e tij ky nuk ka bërë kurrë kallëzim? Ky njeri nuk ka bërë kallëzim. Ky njeri, si deputet ka bërë denoncim publik në parlamentin shqiptar.
Drejtësia shqiptare është një mashë në duart e diktaturës. Dhe nuk jam unë që e them. Tani, janë 3 rezoluta bbotërore, të të gjitha partive politike të qendrës së djathtë të globit, përfshi partinë që vjen për 3 javë në pushtet në SHBA, Partinë Republikane, partitë e mëdha, Partinë Demokristiane gjermane, partitë e mëdha të Europës dhe botës.
Tani, është e sanksionuar që, Shqipëria ka një Drejtësi të kontrolluar totalisht nga ekzekutivi. Ka një Drejtësi, e cila me qendrimet ndaj krimit elektoral është palë në bllokimin e rotacionit. Ka një drejtësi pra, degë ekzekutivi.
Nuk është ky, vlerësim i Sali Berishës, është vlerësimi i Qendrës Ndërkombëtare Demokrate, është vlerësimit i Bashkimit Demokrat Ndërkombëtar. Është vlerësimi i PPE.
Pra, 3 organizata që: njëra grupon 108 parti, tjetra 87 parti, tjetra 83 parti.
(Balkanweb)