Në emisionin Open në News24 është diskutuar mbi zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ku duket se përballja do të jetë ajo mes Kryeministrit Edi Rama dhe ish-Kryeministrit Sali Berisha, përkatësisht kryetarë të PS dhe PD.

Deputetja demokrate Dhurata Çupi Tyli tha se nëse bëjmë një krahasim mes mandatit të parë të Berishës si Kryeministër me 3 mandatet e Edi Ramës dallimet janë të dukshme.

“Ne flasim sikur Edi Rama është në mandatin e parë. Po të krahasojmë 2005-2009, mandatin e parë të Berishës,  kemi 4 veprat më madhore: Shqipëria në NATO, Liberalizimi i Vizave, rruga e Kombit, si dhe dyfishimi i pagave dhe pensioneve.

Tani nëse krahasojmë këto arritje me mandatet e Edi Ramës nga 2013-2025, nuk kemi asnjë vepër madhore që të krenohet kjo qeveri. S’kemi paga të rritura, as pensionet nuk u rritën. Duhej të kishte një zhvillim të qëndrueshëm në 12 vjet qeverisje, ndërsa nëse kujtojmë Tunelin e Llogarasë na dalin abuzimet, sikundër për Unazën e Tiranës, Belinda Balluku thotë se do të përfundojë në 2027”, tha Çupi.

Ajo tha se Unaza e madhe e Tiranës është fytyra e vërtetë e kësaj Qeverie.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: