TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ndalet me akuzat, ndërsa këtë radhë në faqen e tij të ‘Facebook’-ut ka publikuar një denoncim lidhur me pengmarrjen që ndodhi në Lezhë.

Në adresë të ish-liderit demokrat, qytetari dixhital shkruan se personi që u mor peng është ushtar i ish-deputetit të PS Arben Ndoka.

MESAZHI I BERISHËS
Ja pse dhe kush e mori pengun ne Lezhe!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Pershendetje zoti berisha !
Do doja t’ju njoftoja se me 2 deri dje ne mbremje ka qene i rrembyer ushtari Arben ndokes ne Lezhe. Dhe kjo per policine e lezhes nuk perben skandal fare sepse ai personi eshte ushtar i Arben ndokes dhe ky rrembim ka ndodhur per shkak te narkotrafikut qe kane bere bashke me arbenin ne lezhe , dhe thuhet se ky person nuk i ka paguar shumen mujore te Arbeni. Anonim te lutem zoti berisha se jane persona te rrezikshem ne zonen e Lezhes”
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: