Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se një nga prioritetet e tij gjatë mandatit të ardhshëm (2025-2029) do të jetë zgjidhja përfundimtare e çështjes së pronave.
Ai theksoi se gjatë periudhës kur PD ka qenë në pushtet, janë zgjidhur shumë probleme pronësore, ndërsa sipas tij, qeveria aktuale e drejtuar nga Edi Rama ka arritur të zgjidhë një numër shumë të vogël çështjesh.
Berisha ka bërë me dije se ky angazhim do të jetë një nga prioritetet kryesore dhe se do të marrë fund brenda mandatit të parë të PD-së, pa marrë parasysh koston që mund të ketë. Po ashtu, ai ka garantuar se të përndjekurit politikë do të dëmshpërblehen.
Kreu i PD Sali Berisha: Zotimi im është që brenda mandatit 2025-2029 çështja e pronave merr fund njëherë e mirë. Kur ishte PD në pushtet, kemi zgjidhur shumë çështje pronash. Ndërsa, qeveria Rama ka zgjidhur më pak se 70 dosje në ditë. Kjo do të marrë përgjigje përfundimtare, do zgjidhet brenda një mandati, sado që të kushtojë. Edhe të përndjekurit politikë do dëmshpërblehen.
(BalkanWeb)