Analisti Fatos Lubonja, në një lidhje me Skype në News 24 tha se Sali Berishës i është dhënë shansi dy herë të drejtojë vendin dhe ka kalëruar sistemin.

Lubonja deklaroi se kemi ekonomi të kriminalizuar, duke shtuar se na duhet një tjetër model ekonomik nga ky që kemi.

“Sali Berishës i janë dhënë dy shanse dhe kalëroi sistemin, se nuk iku kot më 2013. Kërkohet një bashkim i madh për të vendosur demokracinë. Ne mbijetojmë në sajë të narko-shtetit. Kjo është një gjë që nuk është shtruar si projekt nga klasa politike. Narko-shteti ka hyrë në çdo familje. Duhet projekt tjetër ekonomik. Me para që pastrohen paguhen edhe rrogat. Nuk mjafton vetëm akuza “narko-shtet”, por duhet vepruar për ekonomi tjetër.

Po pastrojmë paratë e krimit. Nuk shikoj shqetësim të vërtetë. Është më mirë të turbullohet që të dalë diçka se edhe kështu nuk vazhdohet. Gjasat janë që situata mos të ketë zgjidhje. Mund të dalin forca të reja e Shqipëria mund të nisë nga zero, siç nisi më 1991 e nuk dihet se ku do të përfundojë”, deklaroi Lubonja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb