Opinionisti Aleksandër Çipa, i ftuar në emisionin “Open” në Nees 24, ka komentuar lidhur me situatën e opozitës në vend.

Çipa u shpreh se edhe pse Partia Demokratike tashmë e ka një drejtues dhe zyrtarisht ai është Berisha, ende nuk po sheh lëvizje brenda partisë.

“Nuk po shoh ende një plan konkret për tu bashkuar të gjitha grupet e opozitarizmit”, u shpreh Çipa.

Çipa tha se është zgjidhur fakti formal që berishizmi të jetë shumicë brenda PD-së, sikundër dominon alternativa e pohimit se kjo shumicë që qeverisës vendin, luan edhe fijet brenda opozitës, e cila nuk shënjon dot unitaritetin e vet.

“Nuk është vetëm shumica që nuk lejon konkurencën e aktorëve opozitaristë të djathtë apo qendrës së djathtë, por është bipolariteti, janë të dy ortakët e mëdhenj të rotacioneve në 33 vite, që nuk lejon kreativitetin”, tha Çipa.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: