Kancelarja gjermane Angela Merkel inauguroi sot selinë e re të shërbimit sekret (BND), 11 vite pas vendosjes së gurit të parë në themelin e saj.

Agjencia u transferua në qendër të qytetit të Berlinit.

The Bnd Merkel
The Bnd Merkel

Rreth 4 000 nga 6 500 agjentët e shërbimit sekret, BND janë duke punuar në ndërtesën e madhe të re në Chausseestrase.

Për punonjësit e BND, që tradicionalisht shihet si institucion shumë kritik në Gjermani, dhe presidentin e saj Bruno Kahl, hapja e godinës nga kancelarja Merkel është një shenjë mirënjohjeje.

Kjo godinë ka kushtuar 1,086 miliardë dollarë, ndërkohë që për teknologjinë janë shpenzuar 206 milionë euro.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb