BERLIN- Ministri grek i Financave, Janis Varoufakis deklaroi sot, në një intervistë për gazetën më të shitur gjermane, ”Bild”, se kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka në dorë zgjidhjen për krizën financiare greke, që rrezikon të falimentojë vendin ballkanik.

“Shefat e qeverive të Bashkimit Evropian duhet të reagojnë. Dhe mes tyre kancelarja gjermane, Merkel, e cila përfaqëson vendin më të rëndësishëm. Merkel ka çelësin për zgjidhjen. Shpresoj që ajo ta përdorë atë”, theksoi ai.

“Qeveria greke është e hapur ndaj propozimeve të reja të institucioneve pas dështimit të djeshëm të tyre në Bruksel”, shtoi Varoufakis.

 

(m.k/ATA/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: