BERLIN-Kancelaria gjermane denoncoi sot krahasimin e bërë nga zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë mes presidentit sirian, Bachar al-Assad dhe Adolf Hitler.

“Çdo krahasim i situatave aktuale me krimet e nacional-socializmit nuk të çojnë askund”, deklaroi gjatë një konference shtypi, Steffen Seibert, zëdhënësi i Angela Merkel. Sean Spicer, zëdhënës i presidencës amerikane shkaktoi një valë polemikash ditën e martë duke u shprehur gjatë një konference shtypi se gjatë Luftës së Dytë Botërore nuk janë përdorur armë kimike.

“Një person aq i pamoralshëm si Hitleri, nuk ra aq poshtë sa të përdorte armë kimike”, tha ai. Në sfondin e polemikës së shkaktuar nga këto deklarata, ai kërkoi falje më vonë në CNN duke pranuar se bëri gabimisht një koment të papërshtatshëm duke shfaqur mungesë ndjeshmërie për çështjen e Holokaustit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: